Shkarkohet zëvendësministrja që bombardimet e NATO-s i quajti gjenocid (Dokument)

25 mars 2019 | 12:09

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar zëvendësministren  e Drejtësisë, Vesna Mikiq, e cila kishte thënë se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb.

Kryeministri ka thënë se deklarimet e tilla janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj.

“Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.Fotografia e Ramush Haradinaj

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj është takuar me…