Shkatërrohet grupi shqiptar që trafikonte drogë nga Gjermania në Itali

09 prill 2024 | 10:21

Është shkatërruar një grup me shqiptarë që trafikonin drogë nga Gjermania në Itali. Operacioni ndërkombëtar anti-drogë, i shtrirë edhe në vendin tonë ka vënë në pranga 13 persona ku 3 prej tyre janë kapur nga Forcat Operacionale në qytetin e Vlorës.

Grupi trafikonte kanabis e kokainë drejt Italisë. Operacioni Sammogia ka sekuestruar 26.5 kg kokainë dhe 11 kg kanabis, teksa 22 persona janë në hetim, ndërsa të arrestuar ka edhe në Itali dhe Gjermani.

Personat e arrestuar në Vlorë, dy vëllezërit Ledian dhe Florjan Muho, 33 dhe 38 vjeç, si edhe 52-vjeçari Landi Kalemaj, shpërndanin çdo javë kokainë në Itali, duke ua dorëzuar blerësve e bashkatdhetarëve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i të drejtës kushtetuese, Kadri Kryeziu, thotë se Kushtetuta…