Shkelja e të drejtave të çlirimtarëve, Haradinaj: Me arrestime u munduan t’i fshehin provat nga Serbia

30 prill 2026 | 14:42

Një raport i organizatës prestigjioze “Bar Human Rights Committee of England and Wales” ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën e funksionimit të Gjykatës Speciale në Hagë, duke vënë në pikëpyetje standardet e drejtësisë dhe respektimin e të drejtave themelore të të akuzuarve.

Dokumenti, i prezantuar në Prishtinë nga Avokati i Popullit, Naim Qelaj, është i përqendruar ekskluzivisht në proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe konsiderohet ndër analizat më kritike të deritanishme për këtë gjykatë.

Kjo temë goxha e rëndësishme u diskutua me ish-nënkryetarin e OVLUÇK-së Nasim Haradinaj.

Haradinaj ka deklaruar se këto shkelje kanë ndodhur haptas.

“Provat nga Serbia ne veç i kemi deklaruar ende pa u burgosur. Ne e kemi deklaruar edhe pa u bërë burgosja e parë qoftë edhe e Salih Mustafës, sepse janë dokumentet që rrjedhën ashtu si rrjedhën dhe ranë në duart tona. Dhe pata guximin që t’i qes ato”, ka thënë Haradinaj ai në “Klan Kosova”.

Haradinaj është shprehur se Specialja me burgosjen e tij dhe të bashkëpunëtorëve do të mund t’i fshehte ato.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nazim Qovanaj shpall të pavlefshme dëftesat shfmu “ Heronjet e…