Shkenca e vlerëson Messin më të mirin

22 gusht 2019 | 11:01

Pyetja se cili prej atyre të dyve është më i mirë, ende mbetet një mister. Lojtarë të ndryshëm, por të dy yje që do të mbeten gjatë në historinë e futbollit.

Por, është shkenca që përpiqet t’i japë një përgjigje kësaj dileme, se cili prej Lionel Messit, apo Cristiano Ronaldos, është më i mirë në sportin më popullor në botë. Sipas një studimi të publikuar nga “Universiteti Katolik i Lyvenit” në Belgjikë, bashkë me kompaninë holandeze të specializuar në statistikat dhe të dhënat sportive, “SciSports”, thuhet se futbollisti më i fortë është Messi.

Studimi, në fakt, nuk prek vetëm golat apo asistimet gjatë një ndeshje, por bazohet në një parametër të quajtur VAEP (Vlerësimi i Veprimeve në fushë përmes Vlerësimit të Mundësive). E thënë më thjesht, në studim janë marrë të gjitha ndeshjet nga sezoni 2013-14, deri në 2017-18, ku janë mbikëqyrur goditjet, pasimet, driblimet, apo çdo gjë që bën një lojtar në fushën e lojës, që sjell ndikim tek rezultati final, si në sulm, ashtu edhe në fazën mbrojtëse. Sipas këtij parametri, vlerësimi për Messin është 1.21 VAEP, ndërsa Ronaldo mbetet shumë larg, në kuotën 0.61. Studimi shprehet se vlerat e Messit dhe Ronaldos ishin pothuajse të ngjashme në sezonet e para kur nisi edhe matja, por në sezonin 2015-16, “Pleshti” pati një rritje kundrejt rivalit të tij të përjetshëm. Argjentinasi, sipas këtij studimi, ka një ndikim më të madh se Ronaldo jo vetëm te zona e portës kundërshtare, por mbi gjithë skuadrën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një murale që mendohet të jetë 3 800 vjeçare është…