“Shkëndija” e Tetovës bëhet me trajner të ri

05 janar 2024 | 12:07

Klubi Futbollistik Shkëndija ka konfirmuar angazhimin e trajnerit të ri, Jeton Beqiri, i cili ka nënshkruar me klubin kontratë 18-mujore.

Pas një periudhe të suksesshme në klub si ndihmëstrajner dhe në detyrën e ushtruesit të detyrës se trajnerit i ekipit të parë në dy raste, Jeton Beqiri është rikthyer në KF Shkëndija për të udhëhequr skuadrën për herë të parë si shef i stafit teknik. Me përvojën e tij të pasur në futbollin vendas dhe ndërkombëtar, Beqiri është vlerësuar njeriu i duhur për t’ia besuar bankinën në periudhën e ardhshme.

“Të jesh trajner i Shkëndijës është privilegj dhe kënaqësi shumë e madhe, por në të njëjtën kohë është edhe përgjegjësi dhe një sfidë e imja personale. Për këtë pjesë dua të falënderoj Kryesinë e klubit dhe pronarët për besimin e dhënë, duke shpresuar që në fund edhe rezultatet të na japin të drejtë dhe të realizojmë objektivat”, ka thënë Jeton Beqiri pasi ka firmosur kontratën (1.5 vjet) me kuqezinjtë.

Beqiri ka pranuar ftesën e Shkëndijës, duke ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontratën me skuadrën Al Jabalain nga Arabia Saudite, ku për 15 muajt e kaluar kishte postin e menaxherit/drejtorit të Akademisë.

Në Arabi ai ishte transferuat pasi kishte udhëhequr Bylisin drejt ngjitjes në elitën e futbollit shqiptar. Paraprakisht ishte trajner i parë te Struga dhe Renova, Gostivari e Drita, derisa si ndihmës trajner ka punuar edhe te flamurtari i Vlorës. Klubi ka besim të plotë në aftësitë dhe përvojën e Jeton Beqirit dhe e mirëpret atë me shpresë për një periudhë të suksesshme në udhëheqjen e skuadrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka dënuar…