Shkëndija merr fitoren e tretë rresht, Shkupi ndalet nga Vardari

09 dhjetor 2020 | 16:19

Shkëndija nuk fali as në javën e 16-të të kampionatit të Maqedonisë së Veriut, pasi bëri detyrën ndaj Belasicas në Tetovë duke me rezultatin 2-0.

Fitorja e 3-të radhazi për skuadrën e Gjokës në kampionat, me Shkëndijën që u shkëput në krye duke e çuar në 6 pikë diferencën nga ndjekësja më e afërt që është Shkupi me skuadrën tjetër shqiptare që ngeci në një barazim 1-1 përballë Vardarit, raporton “SS”.

Golat për Shkëndijën nga një për çdo pjesë u realizuan nga mbrojtësi Egzon Bejtulai dhe sulmuesi kryesor Besart Ibraimi. Një gol i të përhershmit gambianit Darboe që është kryegolashënues i kampionatit me 16 gola, 2 më shumë se Ibraimi, pak para fundit i evitoi humbjen Shkupit në derbin ndaj Vardarit që u mbyll në barazim 1-1. Përsa i përket skuadrave të tjera shqiptare që luajnë në ligën e parë të Maqedonisë së Veriut, në ndeshjet e raundit të 16-të, Struga barazoi 0-0 ndaj Sileksit në transfertë ndërkohë që Renova u mposht 3-1 në transfertë ndaj Rabotnickit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
TEUTA HAXHIMUSA-ÇERKINI NË BUZËQESHJEN TIME Ne dy bashkë ishim pengje…