Shkolla “Naim Frashëri” në Banjë shënon 90-vjetorin e themelimit

25 maj 14:49

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët (SHFMU) “Naim Frashëri” në Banjë ka shënuar 90-vjetorin e themelimit të saj.

Në këtë ngjarje edukative dhe arsimore morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, si dhe ekipi i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim.

Kjo shkollë, me këtë rast bëri përurimin edhe të muzeut që pasqyron vlerat historike nëpër periudha të ndryshme kohore të popullit shqiptar.

Prerjen e shiritit e ka bërë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj bashkë me drejtorin e shkollës dhe ekipin e DAE-së. “Mjetet që sot i shohim në muze na rikujtojnë të kaluarën e prindërve tanë, veshjet autoktone të trevës sonë të punuara nga duart e nënave, librat me të cilët mësuam, objektet e lashta, armët që fituam lirinë, prandaj, ju përgëzoi për këtë punë madhore”, ka thënë Begaj.

Mësimdhënësit me nxënësit kishin përgatitur edhe një ekspozitë të artit figurativ, program të pasur kulturo-artistik.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të shtrirjes së përfaqësimit diplomatik, Republika e Kosovës…