SHKOLLËS “RAMIZ CERNICA” NË CERNICË: FTESË

23 nëntor 2022 | 23:59

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, organizohet vendosja e gurthemelit të shtatores së heroit të Kuvendit të Kosovës në Prizren më 1945, deputetit të popullit shqiptar, Tribunit të Kombit, Ramiz Cernica!

Gurthemeli vendoset më 25 Nëntor 2022, në ora 12:00, para ndërtesës të Komunës në Gjilan!
Të dashur e të nderuar nxënës e personel mësimor!
Shkolla fillore e mesme e ulët “ Ramiz Cernica” në Cernicë e cila e mban emrin e Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!
Ju ftojmë që të merni pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të shtatores së Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!
Me pjesëmarrjen tuaj, ju nderoni të gjitha gjeneratat që janë shkolluar në tempullin e dijes dhe të kulturës me emrin e madh e të lavdishëm të shkollës fillore “Ramiz Cernica” në Cernicë!

Atë ditë kur të vendoset gurthemeli i shtatores të ikonës më sublime të përfaqësuesit të popullit, Atdheut e Kombit Ramiz Cernica, emrin e të cilit e mban shkolla në Cernicë, nuk do të ishte normale të zhvillohet procesi mësimor, edhe pse mjaft kemi humbur orë mësimi, por atë ditë, në nderim të figurës që mban emrin e tij, mësohet ora më e madhe e historisë njerëzore dhe kombëtare!

I tërë kolektivi i SHFMU “Ramiz Cernica” në Cernicë, do të duhej të ishte në ceremoninë solemne të vënies së gurthemelit të shtatores së Tribunit të parlamentarizmit të Kosovës, të pavdekshmit Ramiz Cernica!

Të gjithë Ju që zhvilloni proces mësimor brenda mureve të asaj godine, jeni gjenerata më me fat e shkollës fillore “Ramiz Cernica” në Cernicë, sepse ju të gjithë në mënyrë të organizuar do të mund ta nderoni në qendër të Gjilanit, emrin dhe veprën e tij, për të cilin keni mësuar dhe me emrin e Tij, përgjithmonë do t’i keni dëftesat dhe diplomat e shkollës!

Udhëheqje e shkollës!
Të dashur nxënëse dhe nxënës!
Të nderuara mësuese dhe të nderuar mësues!
Të nderuara arsimtare dhe të nderuar arsimtar!
Ajo që do të ndodh më 25 Nëntor 2022, është pritur 77 vjet, është moment i madh historik! Ardhja dhe pjesëmarrja juaj e organizuar, por edhe rreshtimi në sheshin Ramiz Cernica në Gjilan, para Komunës së Gjilanit, do të mbetet në histori si një nga faqet më të lavdishme të shkollës fillore që e mban emrin e politikanit popullor e deputetit më të guximshëm të Atdheut e Kombit tonë Ramiz Cernica!
Të gjithë bashkë dhe secili veç e veç, të gjitha moshat, do të ruani kujtimet më të mëdha dhe të paharruara e të pashlyera!

Nderim e mirënjohje do të keni përgjithmonë!
Me pjesëmarrjen tuaj, keni çka të ju tregoni e të ju leni trashëgim familjeve tuaja, nipërve e mbesave, gjeneratave që do të vijnë pas!

Me emrin e Tribunit të popullit, Atdheut dhe Kombit Ramiz Cernica që e mban shkolla juaj, Ju jeni të parët, të tjerat shkolla jo vetëm në Komunën e Gjilanit, por të gjithë Kosovës, vijnë pas jush!

Këshilli Organizativ,
Gjilan, 22 Nëntor 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Krimenë e aneksuar nga Rusia pretendojnë se kanë…