Shkon në 15 numri i të vdekurve nga aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë

16 shkurt 2019 | 18:22

Në klinikën për Anestezion, Reanimacion dhe Kurim intenziv në Shkup, mëngjesin e sotëm në ora 5, ka ndërruar jetë edhe një nga udhëtarët të cilët pësuan lëndime gjatë aksidentit në Llaskarcë, në autostradën Shkup-Tetovë. Bëhet fjalë për viktimën e 15-të.

Viktima 39 vjeçare gjatë aksidentit ka pësuar lëndime të rënda trupore në pjesën e kraharorit dhe mushkërive të bardha ku me urgjencë është dërguar në spitalin “8 Shtatori”. Mirëpo, për shkak të lëndimeve dhe dëmtimeve të shumta, menjëherë atë natë është dërguar për kurim intensiv, raporton “Alsat-M”.

Të lënduarit i janë bërë dy ndërhyrje kirurgjikale natën kritike menjëherë pasi është transferuar në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe kurim intensiv, pasi i njëjti ka pësuar gjakderdhje.

Për fat të keq, për shkak të lëndimeve serioze, nuk ka mundur të mbijetojë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Monika Kryemadhi foli nga selia e LSI-së, pas mbylljes së…