Shkon Papuqi vjen Rama
Besa Peja ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka ndarë rrugët me trajnerin Fisnik Papuqi. Po ashtu është larguar edhe ndihmësi i tij, Astrit Imami.
“Ju njoftojmë për shkëputjen me marrëveshje të dyanshme të bashkëpunimit me trajnerët Asrit Imami dhe Fisnik Papuqi. Klubi falënderon të dy për kontributin e dhënë dhe ju uron suksese në karrierën e tyre të mëtejshme”, ka njoftuar FC Besa Peja.
Klubi nga Peja bërë me dije se në vend të Papuqit është emëruar Miftar Rama.
“Klubi ynë mirëpret trajnerin Miftar Rama, i cili nga sot i bashkohet familjes sonë verdhezi. Me përvojën dhe përkushtimin e tij, besojmë se do të sjellë energji të reja dhe do të ndihmojë skuadrën tonë në arritjen e objektivave që kemi përpara. Suksese dhe mirëseardhje në këtë rrugëtim të përbashkët!”, ka njoftuar FC Besa Peja.




