“Shkumsi” i Shatrollit të dielën ngjitet në Teatrin Kombëtar

27 dhjetor 2018 | 22:07

Më 30 dhjetor 2018 (ditë e diel), me fillim nga ora 20:00, në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës do të ngjitet shfaqja eksperimentale “Shkumësi” nga regjisori dhe dramaturgu Naser Shatrolli.

Sipas autorit të kësaj shfaqjeje, fabula e dramës është kjo: “Historia e një të riu me emrin Shkums i cili ua vendos vijat kufitare dhunshëm qytetarëve kudo dhe kurdo. Gravon dorën e fortë në secilën derë. Ushtron dhunë në emër të lirisë. Shpall vetveten invalid dhe me para e blen librezën e invalidit të luftës. I vë vetvetes epitetin ligj, sillet si njeri që bën ligjin, premton se do ta bashkojë qytetin e ndarë etj”.

Për t’i kuptuar këto premtime të tij, dhe për t’i parë se sa janë të realizueshme, duhet të vini ta shihni shfaqjen, e cila është punuar në bazë të formatit të teatrit të absurdit, me përplot dromca komike dhe ironike.

Rezervimin e biletave, për ta parë këtë shfaqje në prag të fundvitit, mund ta bëni në këtë numër të telefonit: 044 430 693.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Kolegji “Biznesi” ka përuruar të…