Shokues vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit të pagave

30 qershor 2020 | 17:46

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri e ka quajtur lajm shokues vendimin e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit të pagave, siç ka thënë ai “pa lënë hapësirë për korrigjimin e tij në ato pak pjesë kontestuese. Ky është mohim të drejtës në përfitim nga puna për mbi 62 000 shërbyes civilë”.

Tahiri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se policët, punëtorët shëndetësorë, punëtorët e arsimit, e shumë kategori të tjera meritojnë paga, ashtu siç janë paraparë nga Qeveria Haradinaj.

“Posa ta pranojmë vendimin, ne do të evitojmë lëshimet që kanë sjellë deri te anulimi i këtij ligji dhe me ngulm insistojmë që i njëjti me plotësimet e kërkuara të votohet dhe të hyjë në zbatim me urgjencë”, ka shkruar zëvendëskryeministri Tahiri.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë me dije se aktivitetet për…