Shoqëria Lëvizja kërkon zbardhjen e vrasjeve të të burgosurve politik

10 shtator 2018 | 14:50

Shoqëria Lëvizja ka dorëzuar të hënën 12 lëndë për hetim në Prokurorinë Speciale.

Këto lëndë hetimi janë për vrasjen e të gjashtëmbëdhjetë të burgosurve politikë, të cilit ishin drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe Lëvizjes Kombëtare.

Xhevat Bislimi, kryetar i Shoqërisë Lëvizja, ka thënë se këto lëndë u dërguan për t’u hetuar vrasja e veprimtareve të lëvizjeve popullore, në mesin e të cilëve janë emrat e Kadri Zekës, vëllezërve Gërvalla, Ukshkin Hoti, etj.

Bislmi ka njoftuar se ndërkohë do të dorëzojnë dhjetëra lëndë të tjera për vrasjen e të burgosurve politik.

Ai ka thënë se shpreson që prokuroria t’i hetojë këto raste, në mënyrë që shoqëria ta ketë ndërgjegjen e qetë dhe populli ta dijë për fatin e tyre.

Edhe Bajram Ajeti nga kjo Shoqëria Lëvizja ka thënë se është detyrë e prokurorisë t’i ndriçojnë rastet dhe të zbardhen ato.

Ai ka shtuar se mbase përgjegjësit për këto raste sot po shëtitën të lirë, por ka thënë se sot nuk do të përmendë emra.

Në këto lëndë hetimi që janë dërguar sot, janë rastet e 16 të burgosurve politik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-Miss Universe, Chelsi Smith ka humbur betejën me kancerin pasi…