Shoqërohen në polici tetë persona për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit

28 mars 2023 | 18:19

Mbrëmë rreth orës 23:30, në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi, policia ka hasë në 8 persona të cilët janë shoqëruar në stacion policor, për Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Përveç disa gjësendeve që lidhen me veprën e sipër shënuar, nga zyrtarët policor të stacionit Qendra dhe zyrtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë, është gjetë dhe sekuestruar një sasi e substansave të dyshuara narkotike (dy lloje marihuanë dhe kokainë).

Personat e dyshuar janë intervistuar, dhe u është inicuar rast për veprën, Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit, si dhe posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Me vendim të prokurorit të shtetit, shtatë nga personat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që njëri prej të dyshuarve është dërguar në vuajtje të denimit, pasi ndaj tij kanë rezultuar aktive katër urdhëresa të gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit ka nxjerrë vendim që për muajin e…