Shoqja me postim prekës për vdekjen tragjike të 18-vjeçares në Gjermani

19 qershor 2022 | 18:00

Sot u raportua për vdekjen e 18-vjeçares nga Gjakova, Era Grezda.

E reja e cila jetonte në Gjermani, humbi jetën si pasojë e një aksidenti me veturë mbrëmjen e djeshme, derisa bashkë me shoqëri po ktheheshin nga një festë.

Për vdekjen e saj kanë shkruar familjarë, miq e të njohur.

“Familjare miq ,ju njoftojmë që dje në një tragjedi me Auto ndërroj jetë Motra ime Era ,Era ishe e veçantë zemra e motrës tka dashtë motra shumë e do të don gjithmonë me e Bukura në botë ,u prefsh në paqe o shpirt i bardh”, ka shkruar motra e saj.

Përmes një tjetër postimi ka reaguar edhe një mikeshë e familjes Grezda.

“Era na ki këput zemrën bre Era. Qofsh e xhehnetit Era shpirti yt i bardhe ndriçoftë lartë në xhehnet. Gjithmonë do të kujtoj të buzëqeshur si në ketë foto Era”, është shprehur ajo. Familjarët kanë bërë të ditur se për varrimin e 18-vjeçares do të njoftojnë në vazhdim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar sot me rastin e…