Shorti për Kampionatin Evropian, ja grupi për U19-shet e Kosovës

23 nëntor 2018 | 14:36

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2019/2020 për femra për grupmoshën 19-vjeçe.

Federata e Futbollit të Kosovës u përfaqësua nga Vjollcë Krasniqi, anëtare e KE dhe kryetare e Komisionit për futbollin e femrave dhe Valbonë Gashi, menaxhere  e futbollit të femrave.

Kosova u përfshi në grupin e 12-të dhe do të zhvillojë ndeshje në rrethin e parë kualifikues me Turqinë, Danimarkën dhe Hungarinë. Garat  e këtij rrethi do të zhvillohen prej 2 deri më 8 tetor të vitit 2019 në Turqi. /Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Projektet e jahteve luksoze janë nga më të ndryshmet, e…