Shotani me ide interesante: Superliga e futbollit me 14 ekipe

06 prill 2020 | 18:20

Është java e katërt prej se sporti kosovar është pezulluar për datë të pacaktuar nga Qeveria e Kosovës, si shkak i koronavirusit.

Në këtë periudhë, kur futbolli po mungon, trajneri vushtrrias Bekim Shotani ka dalë me një postim mjaft interesant. Shotani ka shkruar se Superliga nga edicioni i ardhshëm të bëhet me 14 skuadra.

“Kampionati 2020/21 duhet filloj nga fillimi me 14 skuadra, 12 ekipe mbesin nga Superliga dhe dy nga Liga e Parë”, ka shkruar Shotani.

Kujtojmë, këtë vit nga Superliga do të dalin katër skuadra ndërsa do të inkuadrohen vetmë dy, duke bërë që elita e futbollit kosovar të mbetet me vetëm 10 skuadra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë,…