Shpallen datat e provimit të jurisprudencës

07 maj 2026 | 16:31

Ministria e Drejtësisë (MD) ka njoftuar se është hapur afati për aplikim për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

MD-ja ka bërë me dije se afati është nga dita e sotme deri me datën 17 maj, dhe se, provimi i Jurisprudencës do të mbahet me 13 dhe 14 qershor.

Njoftimi i MD-së:

Shpallje për aplikim për dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar që dëshirojnë të aplikojnë për Provimin e Jurisprudencës që do të mbahet me datë 13 dhe 14.06.2026 se: Afati për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës për aplikim fillon nga data 07.05.2026 deri më 17.05.2026.

Informacionet e tjera mund t’i gjeni në vegëzën: https://md.rks-gov.net/sherbimet-per…/jurisprudenca/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk po pushojnë telashet e brendshme te Real Madridi. Tani…