Shpend Ahmeti përplaset me asamblistët e Vetëvendosjes

06 gusht 2018 | 14:10

Me akuza dhe kundër akuza është zhvilluar debati në mes të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari të Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë mbledhjes së gjashtë të Kuvendit Komunal.

Përplasjet verbale kanë filluar me rastin e diskutimit për mosfunksionimin e ndërmarrjet publike në kryeqytet.

Eman Rrahmani nga Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të marr përgjigje nga kryetari Ahmeti për mosfunksionimin e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) e cila ka mbetur pa kryeshef si pasojë mosmarrëveshjeve në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate (PSD).

Gjatë debatit, Ahmeti ka akuzuar asamblistin e Vetëvendosjes, Egzon Azemin, duke thënë se ky i fundit është duke fjetur në NPB për të mos e lejuar askënd të hyjë në këtë ndërmarrje.

Këto akuza janë mohuar nga asamblisti Azemi. Debati në mes të Ahmetit dhe Azemit ka vazhduar, ku kryetari i Prishtinës ka kërkuar nga asamblisti i Vetëvendosjes që ta
“mbyllë gojën”.

Pas kësaj, asamblisti Egzon Azemi i ka thënë Ahmetit se është duke gënjyer publikisht. “Po më vjen turp si ke kaq guxim të gënjesh publikisht”, ka thënë Azemi.

Nga rendi i ditës është larguar pika për bartjen e buxhetit të pa shpenzuar të të hyrave vetjake nga vitit 2017 në vitin 2018, për shkak të mungesës së rishikimit të buxhetit. Me kërkesë të asamblistit të AKR-së, Sami Borovci, kjo pikë është vendosur për një seancë tjetër bashkë me propozim-rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste në Komunën e Prishtinës. /ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një debat interesant është zhvilluar në mes dy “ujqve të…