Shpenzimet marramendëse të deputetëve për derivate, flet kryeministri Kurti

04 shkurt 2022 | 17:29

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media pas miratimit të masave të reja të qeverisë kundër pandemisë ka folur edhe për publikimin e listave të deputetëve që kanë shpenzuar për derivate në muajin nëntor dhe dhjetor ku prijnë deputetët e LV-së.

Kurti ka thënë se e kupton indinjatën e qytetarëve, por e konsideron të padrejtë që të piketohet vetëm ndonjë deputet.

“Shefja e grupit parlamentar të LV-së ka dhënë njoftim për këtë çështje duke njoftuar se deputetët tanë do të tërhiqen vullnetarisht po ashtu ka kërkuar nga kryesia rishikimin e këtij vendimi për kompensim. Unë e kuptoj se këto praktika kanë qenë nga praktikat e kaluara unë e kuptoj indinjatën e qytetarëve por e konsideroj të padrejtë piketimin e ndonjë deputeti të veçantë kur vendimi është mbi një dekadë tashmë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se qytetarët me të drejtë presin më shumë e më mirë nga deputetët e zgjedhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten masat e reja…