Shpërndahen 411 pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë ekonomike në Podujevë

19 mars 2024 | 13:08

Gjatë këtyre ditëve është bërë shpërndarja e 411 pakove ushqimore, 300 janë donacion nga organizata “Qatar Charity” dhe 111 nga familja Blakqori (në emër të familjarit tashmë të ndjerë, Nexhat Blakqori) këto pako janë ndarë për familjet me gjendje të rëndë ekonomike në Komunën e Podujevës.

Përzgjedhja e familjeve për përfituesit e pakove ushqimore është bërë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bazë të regjistrave që posedon kjo drejtori për familjet me gjendje të rëndë ekonomike.

Komuna e Podujevës ka falënderuar të gjithë donatorët për bashkëpunimin me institucionet për t’ju dalë në ndihmë familjeve më në nevojë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë në Mitrovicën e…