Shpërthen zjarr në një banesë në Sauk, lëndohen tre persona

28 prill 2024 | 15:44

Ditën e diel në Sauk të Shqipërisë në banesën e 46-vjeçarit me iniciale A. D., dyshohet se ka plasur bombola e gazit dhe është përfshirë nga flakët.

Si pasojë janë dëmtuar tre persona të moshave 70, 46 dhe 19 vjeç, të cilët janë duke marrë trajtim mjekësor, raporton tvklan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tash e tre muaj, të gjitha makinat që parkohen në…