Shpëtim Idrizi: Këtyre u dhemb veshi kur flet Kurti, kush s’do bashkim kombëtar, e shkel Kushtetutën

01 mars 2021 | 16:31

Në prag të zgjedhjeve në Shqipëri, kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi, ka folur rreth mundësisë së bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Idrizi ka thënë se kur flet ai dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, shumë politikanëve u dhembin veshët nga tezat që artikulojnë.

Gjatë fjalës së tij, Idrizi ka thënë se bashkimin kombëtar e kanë të shkruar në Kushtetutën e Shqipërisë.

“I dëgjoni këta që thonë dikujt i dhemb veshi kur ne flasim për bashkim kombëtar apo kur flet Albin Kurti. Bashkimin kombëtar e kanë të shkruar në Kushtetutën e Shqipërisë në preambulën e saj është e zeza mbi të bardhë, për aspiratat e kombit shqiptarë, për identitet dhe bashkim kombëtar dhe kush kërkonte bashkimin kombëtar pa dyshim është duke zbatuar Kushtetutën. Kush është kundra bashkimit kombëtar pa dyshim që është edhe kundra Kushtetutës. Të bashkohemi ne, padyshim formohet një Shqipëri më e fortë, një ekonomi më e fortë, më me peshë por jo më folklorizëm. Në radhë të parë ne duhet të afrohemi nëpërmjet arsimit, gjuhës, akademisë së përbashkët, shkollimit njësoj të afrohemi nëpërmjet ekonomisë”, ka deklaruar Idrizi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa…