Shpëtohen 23 turistët e bllokuar në kanionin e Langaricës

25 shtator 2023 | 20:21

Punonjësit e Policisë iu kanë ardhur në ndihmë 23 turistëve gjermanë, polakë e francezë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës, Përmet.

Policia njoftoi se, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, mesditën e sotme kanë marrë njoftim se gjatë eksplorimit të natyrës në këmbë, 23 turistë kanë mbetur të bllokuar, në zonën e quajtur “Kanioni i Langaricës”, në Përmet.

Menjëherë janë nisur në drejtim të kësaj adrese, bashkë me shërbimet e zjarrfikësve.

Pavarësisht reshjeve të shumta të shiut, pas disa orësh kërkime shërbimet e Policisë kanë gjetur 23 turistët gjermanë, polakë e francezë në vendin ku kishin mbetur të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës nga reshjet.

23 turistët janë shoqëruar për në Përmet dhe iu është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore, e aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë, për humanizmin dhe për ndihmën që iu ofruan.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim…