Shprehu dëshirën të rikthehej me Kim Kardashian! Kanye West kapet “mat” me modelen 22-vjeçare

08 nëntor 2021 | 11:20

Gjatë intervistës “Drink Champs”, e regjistruar muajin e kaluar, reperi i famshëm Kanye West, tha se dëshiron të jetë ende me Kim Kardashian edhe pse janë duke u divorcuar.

Por pas kësaj interviste që bëri bujë menjëherë, një tjetër lajm ka bërë lëmsh rrjetin. Sipas burimeve për burimeve për “Page Six”, reperi është në një lidhje me modelen Vinetria. Sipas tyre, Kanye dhe Vinetria kanë disa kohë që janë bashkë. Madje 22-vjeçarja ishte me reperin në Miami, kur ai regjistroi intervistën virale “Drink Champs”.

Burime për “Page Six” kanë bërë të ditur se reperi është në një lidhje me modelen Vinetria. Sipas tyre, Kanye dhe Vinetria kanë disa kohë që janë bashkë. Madje 22-vjeçarja ishte me reperin në Miami, kur ai regjistroi intervistën virale “Drink Champs”.

Situata e tyre duket se po merr një kthesë më serioze tani. 44-vjeçari dhe Vinetria morën pjesë në eventin e parë publik së bashku këtë fundjavë: në ndeshjen debutuese të basketbollit të “Donda Academy” në Minneapolis.

Dyshja u fotografuan teksa po shijonin lojën së bashku, siç shihet në fotot dhe videot e shpërndara në rrjetet sociale.

Kjo shënon romancën e dytë publike të Kanye-s që kur Kardashian paraqiti kërkesën për divorc në shkurt. Pas ndarjes, reperi u frekuentua shkurtimisht me Irina Shayk, megjithëse burimet pohuan se ata ishin thjesht miq që njiheshin prej një kohe të gjatë.

Ndërkohë, së fundmi Kardashian ka ndezur thashetheme për një romancë me yllin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson.

Shprehu dëshirën të rikthehej me Kim Kardashian! Kanye West kapetShprehu dëshirën të rikthehej me Kim Kardashian! Kanye West kapetShprehu dëshirën të rikthehej me Kim Kardashian! Kanye West kapetShprehu dëshirën të rikthehej me Kim Kardashian! Kanye West kapet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, përmes…