Shqipëri: 12 të vdekur dhe 637 raste të reja me Covid

16 dhjetor 2020 | 17:24

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 12 persona si pasojë e infektimit me Covid-19.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur edhe 637 raste të reja dhe janë shëruar 505 persona.

Janë kryer 2657 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 637 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 249 raste në Tiranë, 56 raste në Lezhë, 45 raste në Shkodër, 35 raste në Fier, 26 raste në Vlorë, 20 raste në Elbasan, 18 raste në Mat, 16 raste në Kurbin, 15 raste në Durrës dhe Mirditë, 13 raste në Sarandë dhe Dibër, 12 raste në Berat, 10 raste në Tepelenë, 8 raste në Pogradec dhe Korçë, 7 raste në Peqin, 6 raste në Kukës, Kavajë, Pukë, 5 raste në krujë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Skrapar, 4 raste në Librazhd, Delvinë, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, 3 raste në Devoll, 2 raste në Has, Lushnje, Përmet, Kuçovë, 1 rast në Tropojë, Mallakastër”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
14 mijë e 335 raste të reja me Covid-19 janë…