Shqipëria drejt ‘Euro 2024’, tifozët në Gjermani do të udhëtojnë falas në verë

20 tetor 2023 | 15:59

Kombëtarja jonë është shumë pranë kualifikimit për në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në vitin 2024 në Gjermani.

Kompeticioni mbetet një pikë larg dhe kur kanë mbetur edhe dy sfida deri në fund gjithçka bëhet akoma dhe më e thjeshtë. Madje tashmë kanë nisur edhe prenotimet e tifozëve shqiptarë për të garantuar një biletë dhe mbështetur nga afër kombëtaren në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Për t’i ardhur në ndihmë ka menduar edhe UEFA, e cila do lejojë ata qytetarë që kanë një biletë për në stadium për të udhëtuar falas në transportin publik gjerman. Marrëveshja nënkupton që çdo mbajtës i biletës së ndeshjes do të ketë të drejtën e një karte udhëtimi 36-orëshe për ta përdorur në transportin publik në dhjetë qytetet pritëse pa kosto shtesë nga ora 06:00 e ditës përkatëse të ndeshjes deri në orën 18:00 të ditës tjetër.

Tifozët do të jenë në gjendje të udhëtojnë në mënyrë të qëndrueshme duke përdorur transportin publik pa pasur nevojë të blejnë ndonjë biletë shtesë. Në varësi të qytetit pritës, kompania gjermane e udhëtimit publik pret që rreth 70% e tifozëve të përdorin transportin publik kur udhëtojnë për të shkuar dhe u larguar nga stadiumi. Karta e udhëtimit do të përfshijë transportin publik në të dhjetë qytetet pritëse dhe zonat përreth.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papu Gomez është sanksionuar nga autoritetet anti-doping me dy vite…