Shqipëria e mposhti Kosovën

15 tetor 21:00

Shqipëria U21 e ka mposhtur në ndeshjen vëllazërore Kosovën U21, me rezultat 2-1. Ndeshja është zhvilluar sonte në “Elbasan Arena” dhe ishte e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Pjesa e parë u mbyll 0-0, kurse në pjesën e dytë u shënuan tre golat e kësaj ndeshje.

Në minutën e 76-të, Shaqir Tafa realizoi për 1-0, kurse pesë minuta me pas Arbnor Muqolli e shtoi epërsinë e kuqezinjve në 2-0. Në fund të ndeshjes Blend Baftiu e ngushtoi epërsinë në 2-1, pasi shënoi më kokë pas një rivënie nga këndi.

Pas kësaj ndeshje, Shqipëria ka grumbulluar pesë pikë, kurse Kosova ka një pikë më shumë të grumbulluar.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë Kupës së Botës në Rusi, tifozët e Japonisë u…