Shqipëria mbyll të gjithë kufijtë, tokësorë dhe ajrorë

15 mars 2020 | 09:14

Nga sot Shqipëria do të izolohet totalisht. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në llogarinë e vet në “Facebook” ka njoftuar se kufiri tokësor i Shqipërisë do të jetë i hapur vetëm për transportim të mallrave. “Në mesnatë, ora 00.00, të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobus apo veturë. Kufiri tokësor i Shqipërisë do të qëndrojë kudo i hapur vetëm për transportin e mallrave. Frikë aspak, kujdes po!”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vendi i…