Shqiponja dykrerëshe zbret edhe në birrën zvicerane

27 qershor 2018 | 15:47

Për hatër të shqiptarëve zviceranët ndërrojnë logon e birrës, e bëjnë me shqiponjë.

Gjesti me shqiponjë nga dy futbollistët, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka në ndeshjen ndaj Serbisë ka nxitur reagime të shumta në Zvicër.

Njëra prej birrave më të shitura zvicerane “Lucerner Bier” ka ndryshuar logon e saj.

Paketimi i ri i kësaj birre është shkruar: “Jashtëzakonisht freskuese, si edhe përfaqësuesja jonë në futboll”.

Simbolin e shqiponjës dykrerëshe që prej ndeshjes Zvicër-Serbi e kanë bërë personalitete të ndryshme, për t’u dhënë mbështetje dy futbollistëve që përmes atij gjesti treguan dashurinë për vendin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kongresmeni amerikan Eliot Engel, mbështetës i hapur i shqiptarëve, ka…