Shqiptarët dhe gjithë qytetarët e Maqedonisë duhet ta votojnë Blerim Rekën për president

19 prill 2019 | 11:27

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se shqiptarët dhe gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet ta votojnë Blerim Rekën për president.

“I kuptoj dinamikat e brendshme politike në Maqedoninë e Veriut dhe nevojën për të pasur një president i cili do t’i zhbllokonte proceset politike e jo si deri më tani, presidenti të jetë një prej penguesve kryesor të tyre. Megjithatë nuk besoj se kjo duhet të bëhet duke mohuar një pjesë e partive politike shqiptare mundësinë që shqiptarët të kenë kandidatin e tyre për president, e i cili mund të jetë lirisht edhe kandidat i maqedonasve. Krejt e logjikshme do të ishte që koalicionet përfundimtare të jenë ato të pas balotazhit. Deri atëherë, pse të mos bëhen përpjekje që profesor Blerim Reka të kalojë në balotazh dhe të jetë kandidati konsesual edhe i shqiptarëve e edhe i maqedonasve”, ka thënë Murati.

Ai ka theksuar se është i bindur se në këto rrethana varianti dhe kandidati më i mirë është profesor Reka.

“Në këtë kontekst i thërras të gjithë shqiptarët, por edhe maqedonasit, të votojnë profesor Rekën si kandidatin më të mirë për president të Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 21 prill të këtij viti”, ka deklaruar kryetari i LB-së, Valon Murati.

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 21 prill.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof. dr. Imer R. RUSINOVCI Bujqësia bashkëkohore e shekullit…