SHQIPTARJA E SUKSESSHME NË GJERMANI, AJSHE NUHA KA HAPUR AKADEMINË PËR FUSHËN E ESTETIKËS NË ZVICËR

03 gusht 2023 | 23:15

Femrat shqiptare në mërgim po arrijnë gjithnjë e më shumë suksese në profesionet e tyre dhe po bëjnë emër në fusha të veçanta.

Njëra nga ato është grimerja e njohur shqiptare, Ajshe Nuha, e cila jeton dhe vepron në Dülmen të Gjermanisë. Ajo ka vijuar shkollimin e mëtutjeshëm në Gjermani për inferemieri, ndërkohë ka vazhduar me trajnime profesionale në fushën e estetikës. Ka përfunduar me mjaft sukses edukimin e nivelit Master në këtë fushë si dhe është certifikuar për trajnere internationale në profilin: “Permanent Make Up”, që në gjuhën shqipe domethënë Grimim i Përhershëm.

Ajshe Nuha është një prej atyre shqiptareve, që me punën dhe veprimtarinë e saj i bën të ndihen krenarë shqiptarët që jetojnë e punojnë në Gjermani. Me një zgjuarsi dhe papërtueshmëri në punë, ajo për një kohë të shkurt ka arritur majat e suksesit në Gjermani, duke bërë emër dhe famë, që pasqyrohet jo vetëm në Dülmen por së fundi edhe në qytetin zviceran të Bazelit.

Ajo që nga viti 2019, ka hapur Studion e Estetikës në Dülmen të Gjermanisë, ndërkaq më 4 gusht 2023 do të zgjerohet edhe në Zvicër duke inauguruar akademinë e saj për fushën e estetikës të titulluar “Alpha Academy”. Ndryshe, Ajshja Nuha është themeluese dhe petagoge e “Alpfa Akademisë”, përmes së cilës ofron trajnime profesionale siç janë: “Permanent Make Up”, “Microblading”, “Microneedling” si dhe “BB Glow”.

Ndërkohë, në studion në fjalë, brenda Akademisë ajo u shërben klientëve të saj duke i trajtuar në mënyrë profesionale për “Permanent Make Up”, “Make Up Hairstyling”, “Microblading”, “Microneedling”, “BB Glow”, mbushës të Acidit Hylauronik apo “Hylauron Filler” si dhe shumë shërbime tjera specifike.

Tashmë veprimtaria e saj për fushën e estetikës “Alpfa Academy” ka bërë emër në Gjermani dhe Zvicër dhe shumë shpejt do të vjen edhe në Republikën e Kosovës, ku pritet nga mesi gushtit të këtij viti të startoj edhe në Nerodime të Eperme (Ferizaj).

Ajo bënë të ditur se punën e saj në vendlindje do ta fillon me trajtime, ku klientët do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë studion tonë për fushën e estetikës për: “Permanent make Up”, “Microblading”, “Microneedling” dhe “BB Glow”, të cilët do të pajisen me certfikata që njihen ndërkombtarisht.

Motoja e “Alpha Academy”-së, thotë Nuha është: “Bëhu e lumtur për veten tënde dhe lumturo të tjerët!”. Institucioni “Alpha Academy” ka për qëllim krijimin e artistëve profesional, shpegon Nuha.

Pra, të nxjerr në pah talentin e shpirtit artistik duke u munduar që njohurit dhe ekspericat e mia t’i percjell tek të tjerët duke i trajnuar që ata të jenë në gjendje në mënyrë perfekte të udhëheqin bizneset e tyre, tregon Ajshe Nuha.

Nga e gjithë kjo, delë se rëndësia e gjithe punës së “Alpha Academy”-së është që klientët të ndahen të kënaqur me punën tonë. Me një fjalë, klientët që marrin dije në studion e “Alpha Academy”-së trajnohen si Yje dhe dalin Yje, ose Yje Bukurie ose Yje Biznesi.

Në “Alpha Academy” jo vetëm klientët shqiptarë, por edhe të tjerët do të kanë mundësinë të përjetojnë cilësinë e punës përmes edukimit praktik dhe teorik për bukurinë.

Përndryshe, Ajshe Nuha është e lindur dhe rritur në qytetin e Shtimes dhe që nga viti 2005 jeton dhe vepron në Gjermani, ku atje ka vijuar shkollimin për inferemiere dhe grimere. Është e martuar me Arsimin dhe ka tre fëmijë: Delfina, Elmedina dhe Ylli.

Lulzim Sahiti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pantallonat stil “cargo” janë rikthyer në modë dhe duket se…