Shqiptarja lë pa fjalë jurinë e “The Voice Kids” në Gjermani

04 prill 2022 | 13:11

Nina është vetëm dymbëdhjetëvjeçare dhe jeton në Günzburg. Ajo tashmë sugjeron se gjërat do të lëkunden kur ajo të shfaqet në skenën kryesore të spektaklit të këngës”, kështu e paraqet daljen në skenën e The Voice Kids në Gjermani  vajzës me origjinë shqiptare, Nina Çela, e përditshmja Augsburger-allgemeine, shkruajnë mediat gjermane, transmeton albinfo.ch.

Nina bind edhe me stilin e saj në “The Voice Kids”. Ishte tashmë e qartë pas shënimeve të para – trajnerët ishin entuziastë për Ninan nga Günzburg. U deshën vetëm pak sekonda që zëri dhe interpretimi i saj të bindte edhe dy trajnerët Lena Meyer-Landrut dhe Wincent Weiss të kthenin karriget e tyre. Meyer-Landrut tha pas performancës se ajo ra në dashuri me zërin e vajzës që në sekondën e parë.

Vlen të theksohet se katër artistët të jurisë donin të vazhdonin të punonin me vajzën e re nga Günzburg, Nina duhej të zgjidhte një ekip. Pas një diskutimi të shkurtër me motrën e saj më të vogël dhe vëllain e vogël, Nina vendosi për këngëtarin Wincent Weiss, i cili i tha Ninës: “Stili është bombë, përzgjedhja e këngës është bombë, këndimi yt ishte bombë, na shpërtheu të gjithëve”. Madje, Alvaro Soler e krahasoi 12-vjeçaren me këngëtaren rock, Janis Joplin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në garën e fundit të zhvilluar në pistën e Jeda…