Shqiptarja më e famshme në Itali pa bërë asgjë

17 gusht 2022 | 13:29

Rike Roçi mori famë në Shqipëri për shkak të pjesëmarrjes në “Big Brother Albania”. Por, bukuroshja shqiptare është bërë shpeshherë kryefjalë e mediave të huaja, kryesisht ato italiane. Dhe në fakt, ish banorja e Big Brother është bërë shumë e njohur për italianët, duke mos bërë asgjë.

Pas vëmendjes që mori nëpërmjet këtij formati, Rike spikati sërish gjatë kampionatit evropian të futbollit. Roçi pushtoi mediat e huaja vite më parë, falë formave seksi të cilat spikatën në stadium ku kishte shkuar për të ndjekur Shqipërinë nga afër. Shumë shpejt ajo u cilësua si tifozja më seksi.

Ajo tërhoqi menjëherë vëmendjen e kamerave edhe fotografëve duke e fokusuar në ekran, apo duke shkrepur foto pa fund ndërsa ishte në shoqërinë e një mikeshe të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti dhe lideri i partisë ekstreme serbe “Dverit” Boshko Obradoviq…