Shqiptohen rreth 900 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid në Kosovë

26 tetor 2020 | 11:37

Brenda 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 894 gjoba ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar masat anti-Covid, që janë vendosur nga institucionet shëndetësore.

Ndërsa 663 etiketa trafiku u janë shqiptuar shkelësve të rregullave të trafikut.

Policia ka njoftuar se në rrugët e Kosovës brenda 24 orëve janë shkaktuar 21 aksidente trafiku me të lënduar dhe 21 aksidente trafiku me dëme materiale.

Gjatë këtij 24-orëshi, policia ka arrestuar 28 persona, prej tyre 18 i ka dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e Napolit janë shumë të kënaqur me punën që…