SHSKUK: Fëmija katërvjeçar nuk u rrëzua në Klinikën e Pediatrisë

19 korrik 2021 | 14:22

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka sqaruar se fëmija katërvjeçar nuk është rrëzuar në Klinikën e Pediatrisë.

Në njoftimin për medie, ShSKUK-ja ka treguar se fëmija është rrëzuar në objektin e klinikave kirurgjike.

“Në lidhje me shkrimet që po qarkullojnë në medie se është rrëzuar një fëmijë në Klinikën e Pediatrisë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës sqaron se rasti nuk ka ndodhur në Klinikën e Pediatrisë. Një prind vizitor, derisa po vizitonte një të afërm në objektin e klinikave kirurgjike, kishte me vete një fëmijë të moshës rreth 4 vjeçare, i cili ka rrëshqitur në shkallë. Ekipet mjekësore kanë reaguar menjëherë, duke i ofruar tretmanin e nevojshëm mjekësor fëmijës, i cili  pastaj është dërguar për ekzaminime shtesë në Klinikën Emergjente, ku edhe po merr trajtimin e mëtejmë mjekësor”, është thënë në njoftimin e ShSKUK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behar Hyseni Krijimi i "republikave" brenda shteteve ku synon ta…