SHSKUK-ja dhe FSK-ja me memorandum​ të bashkëpunimit

19 shkurt 2020 | 23:36

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë nënshkruar një memorandum të përbashkët bashkëpunimi.

Memorandumi i mirëkuptimit është nënshkruar​ ndërmjet​ Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës( QMFSK) dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Memorandumin e nënshkruan dr. Basri Sejdiu, drejtor i SHSKUK dhe dr. Shkelzen Syla, drejtor i QMFSK-së, në prani të zëvëndëskomandantit të FSK, gjeneral Enver Cikaqi.

Ky memorandum ka për qëllim bashkëpunimin e​ palëve lidhur me funksionalizimin e shërbimeve specialistike mjekësore në Qendrën Mjekësore të FSK-së, për një periudhë një (1) vjeqare sipas kushteve të parapara në këtë marrëveshje.

Përmes këtij Memorandumi, SHSKUK merr përsipër të përkrahë dy (2) herë në muaj QMFSK,​ në realizim të shërbimeve specialistike mjekësore me personel mjekësor specialisik, teknikë dhe infermier/e, në fushën e Kardiologjisë, Pulmologjisë, Oftalmologjisë, ORL-së, Ortopedisë, Gjinekologjisë, Radiologjisë, Biokimisë, Psikiatrisë, Reumatologjisë. Gastroenterologjisë, Fizioterapisë, Pediatrisë, Endokrinologjisë. Hematologjisë, Neurologjisë, Mjekësisë sportive dhe Shërbime tjera që ofron

SHSKUK, sipas mundësive dhe nevojës.

Poashtu,​ SHSKUK do të ofrojë përkrahje për pjestarët e FSK-së në vizitat mjekësore që ata i realizojnë në njësitë përbërse të saj.

Dy palët do të caktojnë një zyrtar përkatësisht oficer në cilësinë e pikës ndërlidhse, për të koordinuar të gjitha veprimet lidhur me sigurmin e shërbimeve shëndetësore në pajtim me këtë marrëveshje dhe autorizimet zyrtare sipas ligjit në fuqi.

Personeli mjekësor, teknikët dhe infermierët nga SHSKUK do të kryejn shërbime mjekësore specialistike dy​(2) herë në muaj në QMFSK.

Shërbimet mjekësore do të kryhen në objektin e QMFSK- së dhe sipas nevojës në klinikat përkatëse në QKUK ose Spitalet e Përgjithshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka…