Shtatë gola në ndeshjen Flamurtari – Dukagjini

09 korrik 2020 | 18:56

Në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytet mes Flamurtarit dhe Dukagjinit nga Klina janë shënuar plotë shtatë gola, derisa fituese doli Flamurtari me rezultat 4-3.

Flamurtari krijojë epërsi prej tri golave, por në fund rrezikojë të lëshojë fitoren nga duart. Bashkim Shala shënoi dy gola për kuqezinjtë e kryeqytetit, kurse nga një e shtuan Maliqi dhe Lloga. Nga penalltia dështoi të shënon Shend Kelmendi. Ndërsa për mysafirët nga Klina dy gola i realizoi Kamara dhe një tjetër e shtoi Dushi.

Më tri pikët e reja, Flamurtari është ngritur në kuotën e 40 pikëve dhe pozicionohet në vendin e shtatë, kurse Dukagjini që edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë është e fundit me vetëm 10 pikë.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, janë mbajtur zgjedhjet për dekan në njësitë akademike të…