Shtatë palestra të xhudos do të ndërtohen në Kosovë

14 tetor 2022 | 13:55

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, ka folur për programin e xhudos që është miratuar nga qeveria.

“Në mbledhjen e saj të 99-të qeveria e miratoi vendimin për programin Kosova shtet i xhudos që është një kornizë strategjike e veprimit për pesë vjetët e ardhshme në vlerë prej 12 milionë eurosh. Programi Kosova shtet i xhudos u shërben qëllimeve strategjike të institucioneve shtetërore të Kosovës, pra është përtej sportit. Duke e zhvilluar tutje sportin e xhudos, synon të ndikojë në mirëqenie të rritur shoqërore në shëndet publik dhe në promovimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovë”, ka thënë Çeku në foltoren e Kuvendit.

Çeku i ka përmendur sërish pikat e këtij programi, si dhe ka folur për rezultatet konkrete që i synojnë. Në këtë kontekst, ai ka thënë se parashihen të ndërtohen shtatë palestra të xhudos në Kosovë.

“Çka konkretisht përmban programi shteti i xhudos janë gjashtë pika: infrastruktura e përmirësuar fizike, fuqizimi i kapaciteteve trajnuese, masivizimi i sportit të xhudos, mbështetje për trajnerët dhe sportistet elitare,  organizimi i ngjarjeve ndërkombëtare sportive në vendin tonë dhe promovimi ndërkombëtar i shtetit të Kosovës. Rezultate konkrete të synuara në kuadër të infrastrukturës janë zgjerimi i qendrës nacionale të xhudos në Pejë dhe ndërtimi i shtatë doxhove ose i palestrave të xhudos në shtatë qendrat kryesore urbane të vendit tonë”, ka thënë Çeku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të premten drejt…