Shtatë shtete nderojnë turneun ‘Lah Nimani’

22 maj 2019 | 18:59

Federata e Boksit e Kosovës ka bërë me dije se shtatë shtete do ta nderojnë me pjesëmarrje turneun ndërkombëtar “Lah Nimani”.

Sipas drejtuesve të Federatës së Boksit, për shkak të mjeteve financiare në këtë turne janë ftuar vetëm gjashtë shtete. Në turneun për legjendën e boksit shtetet pjesëmarrëse do të prezantohen me boksierë 17 dhe 18-vjeçar.

Fotografia e Latif Lato Demolli

Turneu do të jetë dyditor dhe zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Gjysmëfinalet zhvillohen më 25 maj nga ora 16:00, kurse finalet zhvillohen më 26 maj. Pjesëmarrës në këtë turne do të jenë boksierët nga Belgjika, Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, Gjermania, Shqipëria dhe Kosova.

Fotografia e Latif Lato Demolli

Drejtësinë në këtë turne do ta ndajnë dy gjyqtarët nga Kosova, Latif Demolli, Rrustem Konjuhi, Agim Shala, Agim Tahiraj, Rasim Rrustemi, Safet Syla, Fadil Bekteshi, Visar Ibrahimi e Granit Qorri si dhe ai nga Bullgaria, Georgi Georgiev. Matës kohe do të jenë Fisnik Latifi, Marigona Beadini e Fatlum Agushi, delegat Sylejman Voca dhe mjek kujdestar Agron Kamberi.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emri i mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysajt, vazhdon…