SHTEPIA JONE NË CERNICE BAZE ÇLIRIMTARE

24 maj 2020 | 22:56


Ismet Sylejmani

Më 24 Maj 2020, bëhen 28 vjet nga mbajtja e zgjedhjeve të para për President dhe deputet për Kuvendin e Kosovës!

Njera nga vendet ku u votua më 24 Maj 1992, në këto zgjedhje për Presidentin dhe Kuvendin e Kosovës, ishte edhe në shtepinë e Sabit Sylejmanit, në shtëpinë tonë në Lagjen Smakaj(Smakiç) në fshatin Cernicë!

Votimi atëherë ishte ngjarje e madhe dhe aktivitet themelor politiko-patriotik-kombetarë!

Në familjen tonë për atë eveniment për tu bërë votimi te ne, kishte unanimitet të plotë vendimi e qëndrimi, pavarësisht pasojave dhe represionit që mund të pasonte nga milicia dhe strukturat tjera të Serbisë pushtuese!

E kishim për nderë që shtëpia jonë ishte një nga bazat ku zhvillohej votimi i parë demokratik për Presidentin dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës, që ishte nën patronatin e partive politike shqiptare, që vepronin për pavarësinë e Kosovës nga Serbia!

Shtëpia jonë në Cernicë ishte njëra nga bazat e sigurta ku u zhvillua aktivitet i dendur politik, demokratik, ilegal dhe ushtarak çlrimtarë!

Ky shkrim i shkurte behet, ne nderim te jubileut te 28-të, te asaj ngjarje qe ishte aktivitet themelor i votimit per President dhe deputet te Parlamentit te pare Demokratik te Kosoves!
Shtepia jone ishte vendvotim zgjedhor dhe baze çlirimtare!

Cernicë, 24.05.2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i…