Shteti i ka rrënjët në gjakun dhe luftën titanike të familjes Jashari

07 mars 2022 | 14:40

Shkruan: Izmi Zeka

Në historitë e Evropës as edhe të Bonapartës as edhe qoftë të Luigjve francezë as edhe në luftërat e rrepta nuk mund të gjesh një rënie të tillë që shënon ngritje të rrufeshme

Historiografia shqiptare e shkencore u shkrua mbi ngjarjet e rëndësishme të cilat ndryshuan rrjedhat dhe proceset historike: Nuk ishin të rastit Lidhja Prizrenit e vitit 1878, Lidhja e Pejës e vitit 1899, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë e vitit 1912, Konferenca e Mukjes e vitit 1943, konferenca e Bujanit 1943-944, Mbledhja e Prizrenit e vitit 1945 dhe vitet e më pastajme që shikuar në kohë ruajtën vazhdimësinë që në shkencën e historisë mund të për shkallëzohet në vlerësimin kontinuel dhe atë procesiv dhe dialektik.

Nuk mund të shihet ngjarja e Jasharajve e shkëputur nga rrjedhat historike siç nuk mund të shihet lufta biblike e tyre pa ndjenjën e lindur historikisht të shqiptarëve për të luftuar për trojet e veta. Kjo sentencë që mund të quhet Jasharjane ka kuptimin filozofik, historik, dialektik, shkencor që përkufizimi kalon në përmasa ekzistencialiste dhe merë përmasat e krijimit të miteve apo mitologjisë shqiptare në fund shekullin XX.

Nëse i referohemi rrethanave politike të viteve kur ndodhi ngjarja kemi të bëjmë me tri koncepte triometrike që kapitalizuan shtrirjen, masivizimin dhe arsyshmërinë për të krijuar fenomenin e quajtur civilizim në një luftë të egër.

Koncepti i parë triometrik nisë me politikën ekzistenciale që mishërohej me idealet kombëtare: koncepti i dytë triometrik për shfaq sensibilizimin në përmasa evropiane dhe koncepti i tretë triometrik luftë biblike deri në flijim për të ndryshuar historinë nga një dhunë e tmerrshme në një paqe të një vendi të lirë. Kjo është historia Jasharajve e fundshekullit XX dhe e fund shkatërrimit të krijesave artificiale të një shteti të quajtur jugosllavi.

Në historitë e Evropës as edhe të Bonapartës as edhe qoftë të Luigjve Francezë as edhe në luftërat e rrepta nuk mund të gjesh një rënie të tillë që shënon ngritje të rrufeshme. Nuk mund të gjesh as edhe rënie dhe qëndrueshmëri deri në flijim të një familje të tërë. Komponent që e dallon epopenë Jasharjane e vijëzon duke e shtresuar figura qendrore e Adem Jasharit si protagonist kryesor e deri tek fëmijët të cilët përjetuan luftën për ta bërë jetën si duhet sot. Këtu shtrohet pyetja se në cilën ngjarje evropiane kemi një flijim të tillë. Në cilën epope të luftërave qindravjeçare kemi sakrificë me vetëdije deri në flijim si familja e Adem Jasharit.

II

Edhe viti 1991, kur familja e Jasharajve, ballë për ballë me policinë Serbe, në kullën e tyre të bënin hapin me një rezistencë të armatosur, sigurisht se do të shndërroheshin në emra biblik, në emra që thyen vrazhdësinë, apo edhe familje që se deshi nënshtrimin por Kosova nuk do të ishte kështu siç është sot.

Viti 1997-98, hapi rrugën për mënyrë tjetër të jetës. Nisi rrugëtimin përballja me forcat serbe. Por jehona pati kuptim kur pesë, gjashtë dhe shtatë marsi u shndërrua në baladë, këngë, kushtrim kur Jasharajt thyen heshtjen, kur ata do të mbyllnin një etapë të vrazhdët, një histori të dhimbshme të shqiptarëve. Nga kjo sfidë ata i dhanë rrugë jetës së Kosovës, të ardhmes së saj.

Ishte ndërrim kohësh në përmasa kombëtare, ku ndërgjegjja filloi të vriste qoftë mendjet diplomatike apo edhe qoftë ushtarake të botës së qytetëruar. Ata kishin përmasat e një familje me traditë kombëtare, dhe nga ky refleksion Jasharajt, ruajtën kontinuitetin për të dhënë gjithçka atëherë kur Kosovës më së shumti i nevojitej jeta dhe flijimi i tyre.

Çfarë ishte momenti deri në luftën e Jasharajve. Çfarë përmase kishte lufta e UÇK -së, Çfarë njohje ndërkombëtare mbi gjenocidin ndaj shqiptarëve kishte bota deri në luftën e Jasharajve etj. Ishte nën përshkrimin më shumë të retorikës së filozofisë së shtrembëruar dhe e gjymtuar nga propaganda serbe. Filozofia Jasharjane ndërtoi esencilaisht shtetin aty kur qëndresa u kthye në buzëqeshje të fëmijëve, në klithmën e të rënëve dhe nuk kishte kthim prapa. Këtu iku njëherë përgjithmonë e kaluara e hidhur, Këtu u dimensionua shteti më i ri i Ballkanit. Pra ishte një rënie si e bilbilenjëve të shekullit XIX…

III

Fenomeni Adem Jashari është i papërsëritshëm dhe asnjëherë nuk mund të del ndryshe apo përsëritet, sepse koha dhe hapësira ishin tipike të veçanta.

Idealisti dhe Filozofi gjerman Georg Vilhelm Fridrih Hegel në veprën madhore Fenomenologjia e shpirtit ndër të tjera shkruan “ Forcat e përgjithshme disponojnë në vetvete shenjën e individualitetit e cila është e lidhur me principin e veprimit”. Pra aktet madhore janë individuale, veprim kontinuel , i lirë , i ndjeshëm i parapërcaktuar prej vetë atyre. Nga kjo sentencë e Hegelit mund të vijmë në përfundim se fenomeni Adem Jashari është unikat i papërsëritshëm në historinë e qytetërimeve.

Fenomeni Adem Jashari nuk do të kishte këtë përmasë sikur nuk do të përplotësohej me mishërimin e familjes së tij, sikur mos të ishte pjesë e Prekazit heroik, sikur mos të kishte një ditëlindje në një ditë të rëndësishme shqiptare, sikur mos të përqafonte flijimin si në ditën lindjes. Andaj figura e Adem Jasharit bashkë me ngjarjet e pesë,gjashtë dhe shtatë marsit përbëjnë tersin e sfidave që për kohën ishin ndryshim epoke, ndryshim jete etj.

Të rrallë dhe të papërsëritshëm janë disa figura dhe jo rastësisht Adem Jashari në një moment thotë “Armët nuk i kemi marrë që t’ia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë deri në fishekun e fundit”. Kjo i ngjan Anteut, Akilit për të luftuar të keqën deri në vetëflijim

Me flijimin e Jasharajve përfunduan veprat e vjetra, përfundoi koha e Gjergjit apo edhe historitë tjera të shekullit XX, u përfundua këtu robëria dhe si e tillë i dha ngjyrë qytetërimit evropian.

IV

Një autor shkruan;

Adem Jashari deri në vdekje luftoi e këndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk është vdekje është përjetësi. Lufta për Prekazin që e ashpër. Qëndresa ishte e madhe.

Tipare të rralla të harmonizuara edhe në momente të rënda. Vdekja ishte jetë, kënga ishte dritë dhe hare për gjeneratat që vinin.

Më kuptimplote pesë, gjashtë dhe shtatë marsi dhe Adem Jasharin e bënë edhe krijimi i një filozofie të re në mendësinë shqiptarëve për jetën dhe perspektivën e tyre. Në këtë rrafsh filozofia e veprimit në këtë ngjarje derivon në mënyrë koncensuale aspektet praktike të krijimit të shtetit, të jetës së lirë.

Këtu ndahen dy botëra duke ikur nga vjetra e duke u kthyer nga e reja. Por jo pa Adem Jasharin. Dhe lirisht mund të shkruhet në historiografinë shqiptare se Adem Jashari dhe familja e tij ndryshuan procesin, kohën që vitet që do vinë do të jenë edhe më të fuqishëm edhe më respektuar se që ndiejmë ne sot…………….

Edhe publicisti dhe shkrimtari Milazim Krasniqi shkruan po citoj …. vepra e tij ka koherencë të plotë vizionariteti dhe heroizmi. Përmasa e saj është më e madhja në historinë e derisotme të kombit shqiptar. Po mos t’i kishte atë përmasë, ajo nuk do të shkaktonte atë tërmet që shkaktoi në botën shqiptare dhe atë lëvizje radikale në gjeopolitikat rajonale e globale”. Kjo dhe i dha frymëmarrje shtetit që ne sot po e gëzojmë.

Në përmasat e Historiografisë Shqiptare dhe asaj botërore, vështirë mund të gjendet diku që një familje e tërë, të sakrifikohet dhe trimërisht të del prej saj. Nuk është e rastit kur vetë Adem Jashari thotë: “Kem një jetë dhe një besë kem dhënë, andaj edhe duhet të jetojmë të lirë”. Ose Hamza kur thekson – “Ishte turku,…. edhe serbi do të shkoj se kjo tokë është e shqiptarëve”. Në këtë përmasë biblike ata e dinin se e nesërmja do të jetë më ndryshe, e dinin se jeta nesër e ka kuptimin vetëm kur tyta e pushkës nuk i nënshtrohet tankeve apo edhe përbuzjes njerëzore që bënin serbët në Kosovë.

V

Në një shkrim të Eugen Shehut pos të tjerave shkruhet “Flijimi familjar, ky kapërcim elegjiak i dhimbjes njerëzore i kujtonte Evropës se thika serbe po shkonte në asht të shqiptarëve. Përmasa e re e përftuar në këtë rast, të jepte mundësinë të zbrisje shumë thellë, aty ku ndodhen ende sot, rrënjët e tragjedisë midis dy popujve ballkanikë. Me humbjen fizike të Adem Jasharit, mendoj se nacionalizmi i ndershëm shqiptar, humbi në shekullin që lamë pas, një ndër figurat e spikatura të identitetit të vet”.

Ngjarjet e pesë, gjashtë dhe shtatë marsit në Prekaz, nga distance kohore dhe aspekti historik e shkencor merr këto portretizime:

Mbyll një kaptinë të dhimbshme të shqiptarëve të Kosovës, dhe fillon një etapë e re;

Kthen dinjitetin pothuajse të përbuzur;

Qartëson më shumë se kurrë pozicionin e shqiptarëve në raport me Serbinë;

Krijon rrethana politike e diplomatike më të favorshme në Ballkan, Evropë dhe Amerikë;

Ruan koherencën në veprime duke i përshtatur rrethanave në Kosovë dhe në fund;

Shënon ngjarjen më të rëndësishme historike të shekullit XX, fundin e një regjimi të huaj.

Nga kjo sintagmë që është më shumë se një refren dhe një baladë ne do të ecim duke portretizuar figurën e Jasharajve që është emblematike dhe figurë gjenerale e historisë kombëtare shqiptare. Duhet të qartësojmë dhe të vlerësojmë se figura Jasharjane ,dhe figura e historisë më të re pa dyshim se është ajo e Adem Jasharit

Nga ky refleksion Jasharajt paraqesin në mënyrë emblematike historinë më të re të Kosovës, paraqesin mendjen, artin e luftës dhe të ardhmen e ndritshme të Kosovës. Po t’i hidhet një sy vetë pamjes së Adem Jasharit, kullës së tyre, përfytyrimi për jetë ka vlerë, sepse jetën e bënë bashkë me rënien për të qenë të lirë. Nga kjo pamje që ka kuptimësi, arti i flijimit merr këto dimensione: Dimensionin historik, dimensionin moral e politik, dimensionin e përfaqësimit të unitetit dhe dimensionin e shtetformimit.

Adem Jashari apo Eskili i kohërave moderne përqafon vdekjen për të jetuar në univers. Andaj shteti i ka rrënjët në gjakun dhe luftën titanike të Jasharajve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-anëtari i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Adem Grabovci, me…