Shteti në kaos me përgjegjësitë, nuk e di se kujt i takojnë fëmijët e Liridonës e Naimit

05 dhjetor 2023 | 20:01

Rasti i fëmijëve të Liridona Ademajt shpërfaq kaosin e shkaktuar brenda dikastereve qeveritare që janë bërë në emër të fuzionimit të Qeverisë.

Shpërbërja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ka shkaktuar katrahurë në përgjegjësitë që kishte kjo ministri në të kaluarën dhe lidheshin kryesisht me çështjet sociale.

Departamenti që nën ombrellën e tij kishte kujdesin ndaj fëmijëve të mbetur pa prindër, si në rastin e fëmijëve të Liridona Ademajt dhe Naim Murselit, nuk dihet se në cilën Ministri aktualisht është.

Kiksi provoi të kontaktojë zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, tash të fuzionuar në Ministrinë e Financave.

Përgjigjja e tyre na kthen prapa te Ministria e Drejtësisë.

Zyrtari i kësaj Ministrie shpjegon se stafi që mbulon pjesën e shërbimeve sociale janë pjesë e MD-së.

Të bindur se kjo çështje ka kaluar në kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë, Kiksi drejton pyetjet te ky institucion.

Derisa nyja e komunikimit ndërinstitucional të zgjidhet, familja e Liridona Ademajt dhe Naim Murselit kanë vënë shpresat te shteti suedez që t’iu ndihmojë fillimisht që t’ua tregojë fëmijëve historinë e vërtetë dhe pastaj ta trajtojnë rastin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me moton “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” në…