Shtyhen të gjitha ndeshjet në Seria A

04 mars 13:10

Janë shtyrë të gjitha ndeshjet e sotme të javës së 27 të Serie A italiane si shkak i vdekjes së italianit, Davide Astori.

Në moshën 31 vjeçare në gjumë ka vdekur kapiteni i Fiorentinës dhe lojtari i Kombëtares së Italisë, Davide Astori. Për shkak të kësaj tragjedie, Federata Italiane ka njoftuar se janë shtyrë të gjitha ndeshjet e ditës së sotme.

Fillimisht ishin shtyrë vetëm dy ndeshje Genoa-Cagliari dhe Udinese-Fiorentina.

Por, më pas është vendosur që të shtyhen të gjitha këto takime, për shkak të gjendjes emocionale të futbollistëve dhe tifozëve.

“Të tronditur nga lajmi tragjik. E gjithë familja e Serie A i shpreh ngushëllime familjes së Davide Astori dhe skuadrës së Fiorentinas. Të gjitha ndeshjet e planifikuara sot janë shtyrë si shenjë zie. Lamtumirë Davide”, thuhet në njoftimin zyrtar të Serie A.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka shprehur mendimin se Interi…