Shtyhet afati kalimtar

04 gusht 2023 | 11:08

Afati kalimtar i transferimeve në basketbollin e Kosovës është dashur të përfundon të premten, por Federata e Basketbollit të Kosovës ka vendosur që ky afat të shtyhet deri më 11 gusht.

“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), më 4 gusht pas shqyrtimit të kërkesave të disa klubeve të FBK-së, ka marrë vendim për shtyrjen e afatit kalimtar për lojtarë/e vendorë/e dhe të huaj/a. Përderisa afati kalimtar është dashur të përfundojë të premten, është vendosur që po i njëjti të shtyhet deri më 11 gusht 2023. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditëve të fundit në vendin tonë është shtuar numri i…