Shtyhet dorëheqja e Zaevit për shkak të tragjedisë

23 nëntor 2021 | 17:34

Dorëheqja e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev, është shtyrë para organeve partiake për shkak të tragjedisë së tmerrshme që ndodhi në Bullgari.

LSDM-ja ka njoftuar se Këshilli qendror dhe ekzekutiv i partisë nuk do të mblidhen sonte për shkak të tragjedisë në të cilën kanë humbur jetën të paktën 46 persona dhe 7 të tjerë janë lënduar.

Mbledhja e sotme ishte caktuar me kërkesë të Zaevit, i cili ka njoftuar se do të kërkojë pranimin e dorëheqjes së shpallur më 31 tetor pas raundit të dytë të zgjedhjeve dhe rezultateve të dobëta që i korri partia e tij.

 

Pas konfirmimit të dorëheqjes, fillon një afat 15-ditor për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme partiake për kreun e ri, i cili pritet të bëhet edhe kandidat për kryeministër i qeverisë së re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diskutimi dhe votimi për propozim-vendimin e Qeverisë për miratimin e…