Shtyhet mbledhja e Komisionit hetimor për rastin e gulenistëve

26 tetor 2018 | 12:30

Mbledhjen e Komisionit hetimor për rastin e dëbimit të shtetasve turq, e kanë lëshuar Ganimete Musliu, Haxhi Shala, Muharrem Nitaj, Bahrim Shabani, duke pamundësuar mbajtjen e saj.

Kjo ka ndodhur se anëtarët e këtij komisioni nuk kanë arritur të dakordohen nëse kjo mbledhje do të jetë e hapur apo e mbyllur për mediet.

Kundër kësaj është shprehur Sami Kurteshi, duke thënë se kjo mbledhje duhet të jetë e hapur.

Pas daljes së tyre nga mbledhja, Sami Kurteshi është shprehur se kjo jep sinjal që ata (pushteti) po duan të fshehin diçka për publikun.

“Mediet duhet të jenë këtu të marrin ata përgjegjësinë çfarë shkruajnë e çfarë jo”, ka thënë ai.

Ndërsa, Muharrem Nitaj, ka thënë se këtu ka të bëjë me materie të ndjeshme dhe sensitive.

“Nuk bëhet seanca e hapur, e dini fort mirë se me çfarë raportesh e dokumentesh kemi të bëjmë. Nuk është mirë të bëhet debat për këtë gjë a është e hapur apo jo, ju lus të jetë e mbyllur mbledhja, përndryshe jemi të detyruar ta lëshojmë mbledhje”, ka thënë Nitaj.

Me një konstatim të tillë është pajtuar Hajdar Beqa, i cili ka thënë se nëse kjo mbledhje do të jetë e hapur, do të dëmtohen provat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme e Kosovës ka sqaruar për opinionin se nuk…