Shtyhet më 1 shkurt seanca në Kushtetuese për shkarkimin e Metës

17 janar 2022 | 16:28

Çështja për shkarkimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet më 1 shkurt 2022.

Kështu ka bërë me dije Kushtetuesja në një njoftim, pasi seanca e planifikuar më 18 janar është shtyrë për shkak se relatori i çështjes ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Çështja me kërkues Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe objekt: ‘Për shkarkimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës’, e planifikuar për t’u zhvilluar në seancën plenare publike të datës 18.01.2022, ora 10:00, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar, është shtyrë për në datën 01.02.2022, ora 10:00, për arsye se relatori i çështjes ka rezultuar pozitiv me Covid-19”, ka njoftuar Kushtetuesja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e 16-të e Art Motion Superligës së Kosovës në…