Shtyhet publikimi i këngës së re të Ronela Hajatit, kjo është arsyeja

29 prill 2021 | 21:04

Ronela Hajati kishte paralajmëruar publikimin e një projekti të ri muzikor, por me njoftimin e fundit zhgënjeu fansat.

Ajo bëri të ditur se kënga e re nuk do të publikohet nesër siç e kishte paralajmëruar, ngase gjërat nuk kanë ecur siç ka dashur.

Këngëtarja tha se ka një vit që e pret lansimin e kësaj kënge, por derisa të kthehet në Shqipëri nuk dëshiron ta publikojë

“Dhe JO! Nuk do dale neser ! Kur gjerat nuk shkojne ashtu si dua ,si pres dhe si meritoj une absolutisht pauzohen! E di qe kam nje vit qe mezi po pres ta nxjerr kete kenge,por pa qene personalisht ne Shqiperi nuk mundem! Me besoni qe eshte per mire! Une pasi i perfundoj shumicen e rasteve nuk i kam qejf kenget e mia, por kjo sme merzitet asnjehere! Do prisni dhe paaaak fare! Do ia vlejë, ju premtoj! “, shkruan Ronela.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se…