Shtyhet shqyrtimi i projektrezolutës për çështjen e emigrimit

22 shkurt 2024 | 15:29

Është shtyrë shqyrtimi i Projektrezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se propozuesit e rezolutës për këtë temë, PDK-ja, nuk janë të pranishëm. Për këtë arsye, kërkoi që kjo pikë të trajtohet në një seancë tjetër.

“Sot në këtë seancë deputetët e PDK-së që e kanë propozuar këtë rezolutë nuk janë këtu meqë janë në një udhëtim zyrtar. Prandaj, propozoj të hiqet nga rendi i ditës për sot dhe të vendosë kryesia se kur mund te trajtohet në një seancë tjetër”, ka thënë ai.

Kurse, është tërhequr nga votimi në lexim të dytë Projekt-Kodi doganor dhe i akcizave.

Po ashtu, votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Verëra, u bart për një seancë tjetër meqë vetëm 58 deputetë morën pjesë në votim edhe pse ishin mbi 70 në sallë.

U miratua në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji, dhe ai për rregullat e trafikut rrugor me 142 amendamente, raporton EO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fermerët nga Republika Çeke, Sllovakia dhe vende të tjera të…